Telegrafi

Erërat e forta lëvizin degët e një peme, të cilat prekin telat e shtyllës elektrike – duke krijuar shpërthime të fuqishme dhe zjarr (Video)

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në Shtetet e Bashkuara, ku shfaqet momenti kur telat e shtyllës elektrike të tensionit të lartë prekin degët e një peme gjigante, duke krijuar shpërthime të fuqishme dhe zjarr të paparë në një pemë.

Në fillim të videos, erërat e forta shtyjnë degët e pemës drejt telave të shtyllës elektrike, duke krijuar lidhje të shkurt dhe shpërthime të mëdha të ngjashme me ato të një bombe, transmeton Telegrafi.

Burri që ka filmuar ngjarjen dëgjohet duke bërtitur si i çmendur, duke mos ditur se çfarë është duke ndodhur.

Zjarri dhe shpërthimet e vazhdueshme rrezikonin jetën e qytetarëve që jetonin në shtëpinë e drurit afër pemës që po digjej. /Telegrafi/