Site icon Telegrafi

Erërat e forta lënë 30 mijë banorë të Ohios pa energji elektrike, detyrohen të përdorin bateri ndriçimi për të votuar

Për shkak të erërave të forta ka ardhur te ndërprerja e energjisë elektrike në Ohio, pikërisht në ditën kur po mbahen zgjedhjet për Senat dhe Kongres, por ky fakt nuk i ndaloi mijëra votues të nisen drejt vendvotimeve për të votuar të preferuarin e tyre.

Edhe pse mbi 30 mijë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike, ata nuk hezituan të përdorin bateri për ndriçim për të mbushur fletët e votimeve në garën e ashpër që po zhvillohet mes republikanëve dhe demokratëve, transmeton Telegrafi.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se edhe pse ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, qytetarët janë këshilluar të përdorin bateri për ndriçim e në veçanti për më të moshuarit që kanë probleme edhe me shikim.

Sidoqoftë, shumë vendvotime janë mbyllur në pjesë të ndryshme të SHBA-ve, derisa në disa shtete është duke vazhduar votimi. Zgjedhjet për Senat, Kongres e guvernator po konsiderohen si shumë të rëndësishme e në veçanti për të matur popullaritetin e Donald Trumpit, si dhe fuqinë e demokratëve të cilët pretendojnë të fitojnë shumicën. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version