Site icon Telegrafi

Erërat e forta krijojnë re pluhuri në Australi, qielli merr ngjyrë portokalli – temperaturat mbi 40 gradë celsius pritet të mbretërojnë në ditët në vazhdim

Erërat e forta që po fryjnë në juglindje të Australisë kanë sjellë në qytetin australian Mildur re të pluhurit, kështu që qielli ka marrë ngjyrë portokalli, kurse e tërë kjo zonë nëse shikohet nga distanca ngjan me skenat apokaliptike të filmave të Hollywood-it.

Banorët e Mildur nuk po e kanë aspak të lehtë pasi erërat po fryjnë me shpejtësi prej 40 kilometra në orë, kurse temperaturat vetëm sa janë duke u rritur dhe po arrijnë mbi 40 gradë celsius. Ndërkaq ajo çfarë më së shumti po u shkakton problem, është dukshmëria pasi gjithçka ka marrë ngjyrë portokalli, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/Gameoverguys1/status/1197386159271243776

“Erërat janë shumë të fuqishme, kurse qielli është bërë i tëri ngjyrë portokalli. Është e tmerrshme. Ka aq shumë pluhur sa që ka filluar të jetë diçka e zakonshme”, ka deklaruar një banor i Mildurit.

Lexo po ashtu Breshëri me madhësi të topit të tenisit, 3 mijë vetura dhe lokale afariste shkatërrohen në Australi

Por edhe pse janë mësuar që të paktën dy herë në vit të përjetojnë këto re të pazakonta, tani me një problem të tillë duhet të ballafaqohen disa herë në javë.

Dhjetëra vatra zjarresh janë zgjeruar me shpejtësi të madhe në juglindje të Victoria, kurse në Melbourne temperaturat kanë arritur në 41 gradë celsius, që po konsiderohet si një nga ditët më të ngrohta që nga viti 1894. E nga zjarret e kanë pësuar më jetë katër persona, derisa miliona hektarë zona malore janë bërë shkrumb e hi, e mbi 400 shtëpi tashmë raportohet se janë shkatërruar.

Megjithatë edhe pse pas 10 ditëve zyrtarisht fillon vera, temperaturat shumë të larta dhe erërat po shkaktojnë shumë probleme të mëdha në veçanti me vatrat e zjarrit. /Telegrafi/

Exit mobile version