Site icon Telegrafi

Erërat e forta goditën rajonin – pamje që tregojnë se si e pësoi një aeroplan në një pistë të Teksasit

Një aeroplan është “shtyrë larg” në një aeroport në Teksas, pasi stuhitë dhe erërat e forta goditën rajonin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë aeroplanin e American Airlines duke “u shtyrë anash” në aeroportin Dallas Fort Worth të martën, me derën e hapur dhe krahun e tij pothuajse duke goditur një urë pasagjerësh.

Në një deklaratë, American Airlines tha se disa nga aeroplanët e tyre u prekën nga moti i keq, duke përfshirë “shpërthimet e erës deri rreth 128 km/h”.

Por për fat të mirë, është thënë se nuk pati të lënduar.

“Ekipi ynë i mirëmbajtjes aktualisht po kryen inspektime të plota dhe do të bëjë çdo riparim të nevojshëm”, shtoi linja ajrore.

Të enjten, më shumë se 275,000 shtëpi dhe biznese në Teksas, Kentaki dhe shtete të tjera të SHBA-së mbetën pa energji ndërsa stuhitë vazhduan të godasin rajonin. /Telegrafi/

Exit mobile version