Site icon Telegrafi

Erërat e forta godasin Kinën, rrokulliset kështjella e gomës brenda të cilës luanin fëmijët (Video)

Erërat e forta që kanë prekur Kinën, kanë bërë që një kështjellë gjigante e gomës e mbushur me ajër është rrokullisur nëpër rrugë, kurse brenda saj gjendeshin në ato momente dhjetëra fëmijët që po luanin.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në provincën kineze Hunan, që së fundmi është prekur nga tajfuni Mangkhut, kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka, transmeton Telegrafi.

Dy fëmijë raportohet se janë lënduar më shumë, por pas tretmanit të marrë gjendja e tyre shëndetësore. Në mesin e të lënduarve janë edhe dy të rritur.

Policia kineze ka njoftuar se erërat e forta kanë bërë që kështjella e mbushur me ajër të rrokullisur, kurse si pasojë e motit të ligë afro tre milionë kinezë janë evakuuar. /Telegrafi/

Exit mobile version