Telegrafi

Erërat e forta dhe shiu i shkaktojnë dëme të mëdha materiale një banori nga fshati Bilinic

Në disa vende të Kosovës, gjatë ditës së enjte ka pasur erëra të forta me shi, të cilat shkaktuan edhe dëme materiale.

Xhavit Selmani, nga fshati Bilinic të Komunës së Gjilanit ka bërë të ditur se nga ky mot i është dëmtuar në tërësi kulmi i stallës.

Në një prononcim për Telegrafin, Selmani tha se i është dëmtuar kulmi i stallës dhe si rrjedhojë është dëmtuar edhe ushqimi i lopëve.

“Nga erërat e forta dhe shiu i madh më është dëmtuar në tërësi kulmi i shtallës dhe si pasojë e kësaj është dëmtuar një pjesë e madhe e dujve (ushqim i lopëve)”, ka thënë Selmani.

Ai theksoi se kosto i dëmeve është i lartë.

Selmani kërkoi nga organet kompetente që të shkojnë ta vizitojnë dhe t’i shohin nga afër dëmet e shkaktuara.

“Ju lutemi organeve kompetente të vijnë për një vizitë dhe t’i shohin nga afër dëmet e shkaktuara”, ka bërë thirrje ai. /Telegrafi/