Telegrafi

Erërat dëmtojnë disa ndërtesa në Prishtinë, këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjet e panevojshme

Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme të vogla në disa ndërtesa dhe rrugë të kryeqytetit.

Kështu ka njoftuar Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës.

“Ekipet tona kanë dalë në terren për të bërë sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër”, thuhet në reagim.

Komuna ka këshilluar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Ju lutemi të keni kujdes të shtuar, shmangni në maksimum lëvizjet e panevojshme dhe për çdo rast lajmëroni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44/Telegrafi/