Telegrafi

Erërat e forta bënë që aeroplani gjigant të lëviz anash, derisa piloti tentonte ta zbriste në pistën e aeroportit të Birminghamit (Video)

Një video që është duke qarkulluar në internet shfaq momentin kur aeroplani komercial që konsiderohet si më i madhi në botë A380, mezi arrin të aterrojë në pistë për shkak të erërave të forta.

Në shikim të parë dukej si një tentim shumë i rrezikshëm , por profesionalizmi dhe përvoja e pilotit bëri që aeroplani të zbret në pistë pa ndonjë problem, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se erërat e forta e lëviznin aeroplanin gjigant sikur të ishte i ndërtuar nga letra, derisa po tentonte të aterronte në aeroportin e Birminghamit në Angli.

Megjithatë, në fund ka përfunduar gjithçka siç është më së miri, kurse piloti ka konfirmuar se askush brenda aeroplanit nuk ka pësuar as lëndimin më të vogël nga turbulencat e krijuara nga erërat e forta. /Telegrafi/