Telegrafi

Erëra të forta me shpejtësi 70km/h – Komuna e Prishtinës apel qytetarëve që të kenë kujdes

Arkiv

Komuna e Prishtinës u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ecjes në parqe dhe afër objekteve të larta.

Ky apel ka ardhur si rezultat i përkeqësimit të motit, ku erërat e forta me shpejtësi 70km/h po fryjnë në kryeqytet.

“Ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndryshe sinoptikët kanë bërë të ditur se sot era do fryjë nga juglindja, e cila në momente të veçanta pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 20-80 km/h!

Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara. /Telegrafi/