Telegrafi

Erën e rëndë të kanabisit provoi ta fshihte me tri freskuese ajri (Foto)

Policia në Derbyshire të Anglisë, e ndaloi shoferin e një furgoni për kontroll rutinë, por gjeti më shumë se që pritej.

Me të hapur xhamin e dritares, brenda u ndje një erë e rëndë dhe ata kërkuan të hapej pjesa e pasme, ku ndodheshin shumë vazo të mbjella me kanabis, transmeton Telegrafi.

“Kishte vendosur tri freskuese ajri, për të fshehur kutërbimin nga bimët e ndaluara për kultivim”, thuhet në raportin policor.

Freskueset që nuk kryen asnjë funksion

Testi që i është bërë shoferit, ka treguar se është nën ndikimin e kokainës, teksa furgonit nuk i ishin paguar detyrimet e nevojshme.

Së bashku me një shoqërues ai është nën arrest, ndërsa pas daljes para drejtësisë, pritet të dënohet me disa vite burg. /Telegrafi/