Policia në Derbyshire të Anglisë, e ndaloi shoferin e një furgoni për kontroll rutinë, por gjeti më shumë se që pritej.
Me të hapur xhamin e dritares, brenda u ndje një erë e rëndë dhe ata kërkuan të hapej pjesa e pasme, ku ndodheshin shumë vazo të mbjella me kanabis, transmeton Telegrafi.
“Kishte vendosur tri freskuese ajri, për të fshehur kutërbimin nga bimët e ndaluara për kultivim”, thuhet në raportin policor.
Testi që i është bërë shoferit, ka treguar se është nën ndikimin e kokainës, teksa furgonit nuk i ishin paguar detyrimet e nevojshme.
Së bashku me një shoqërues ai është nën arrest, ndërsa pas daljes para drejtësisë, pritet të dënohet me disa vite burg. /Telegrafi/