Site icon Telegrafi

Erë e fortë dhe reshje në gjirin e Durrësit, bëhet thirrje për sigurimin e mjeteve lundruese

Gjiri i Durrësit vijon të jetë i ndikuar nga kushte hidrometeorologjike të paqëndrueshme, shoqëruar me reshje dhe erë të fortë me drejtim jug-jug-lindje, jug-jug-perëndim dhe shpejtësi që ka variuar nga 24-45 m/s, çka ka bërë që mbrëmjen e kaluar të mos ketë lundrim të trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Referuar udhëzimeve nga autoritet detare janë marrë masat për sigurimin e mjeteve lundruese që ndodheshin të akostuara në kalatat e portuale, me qëllim shmangien e çdo avarie.

Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se në orët në vijim pritet përmirësim i kushteve të motit dhe rikthimin gradual në normalitet edhe për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Exit mobile version