Telegrafi

Erdoganit i refuzohet ulja e aeroplanit në Gjermani?!

Mediat amerikane kanë raportuar se aeroplani i Erdoganit nuk është lejuar të ulet në Gjermani.

Ato bëjnë me dije se ai ka aplikuar për azil në Gjermani, pasi aeroporti i Stambollit u bllokua nga drejtuesit e grushtit të shtetit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth grushtshtetit në Turqi

Lajmi është transmetuar nga rrjeti amerikan “NBC” duke cituar burime të Pentagonit.

“Erdogan në Gjermani mund të mbështetet në marrëdhënien e mirë që ka arritur të ndërtojë me Kancelaren Angela Merkel, në sajë të marrëveshjes me BE-në për refugjatët sirianë, të ndërmjetësuar nga kancelarja gjermane”, shkruan “La Stampa”.