Telegrafi

Erdogani: Sulmuesi në dasmë ishte i mitur

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nëpërmjet një deklarate bën të ditur se sulmuesi vetëvrasës që kreu sulmin në një dasmë në Gaziantep, ishte 12 deri 14 vjeç.

Erdogan ka thënë se në sulm janë plagosur 69 persona nga të cilët 17 rëndë, transmeton Reuters.

Në këtë sulm janë vrarë 51 njerëz.

Në deklaratën e Erdoganit thuhet se nuk ka dallim në mes të grupeve me seli në SHBA që udhëhiqen nga Fehtullah Gulen – të cilin e fajëson për grusht shtetin e dështuar më 15 korrik – – të partisë Popullore Kurde dhe Shtetit islamik (ISIS).

“Vendi ynë dhe populli e kanë edhe një porosi për ju: Nuk do t’ia dilni”, ka porositur Erdogan atyre grupeve.

Shpërthimi ka ndodhur në një lokacion ku ka një numër të madh të kurdëve, çka i shton spekulimet për pjesëmarrje të xhihadistëve.