Telegrafi

Erdogani po i “mëson” njerëzit t’i lënë veset e këqija: Pakot te unë, mos pini duhan! (Foto)

Erdogan, një kundërshtar i madh i pirjes së duhanit, është i njohur për atë se si është përpjekur të bind njerëzit ta lënë duhanin, duke ua marrë paqetat e cigareve, transmeton Telegrafi.

Mediat turke raportojnë se gjatë takimit të sotëm, janë ekspozuar disa prej cigareve të “konfiskuara”, në të cilat janë shënuar emrat e ish-pronarëve të tyre.

Në vitin 2009, Turqia ka ndaluar pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura. /Telegrafi/