Site icon Telegrafi

Erdogani: Ankaraja nuk do të pranojë kurrë akuzat për gjenocid armen

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan theksoi sot se akuzat për gjenocid armen përbëjnë një “shantazh” dhe se vendi i tij nuk do t’i pranojë kurrë.

Në reagimin e tij më të fuqishëm kundër njohjes të enjten të këtij gjenocidi nga Parlamenti gjerman, Erdogani kërcënoi gjithashtu se do të lërë Evropën në problemet e saj nëse kjo çështje nuk zgjidhet.

Vota të enjten e deputetëve gjermanë që cilëson si gjenocid masakrat ndaj armenëve të zhvilluara më 1915 nën perandorinë otomane përbën një përplasje të re në marrëdhëniet komplekse mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Aktualisht Ankaraja është një partner kyç në menaxhimin e krizës së rëndë të emigrantëve që prek Evropën.

Exit mobile version