Site icon Telegrafi

Erdogan zëvendëson dollarët me lira turke

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zëvendësuar të gjithë dollarët me lira turke, për t’u dhënë shembull qytetarëve pas thirrjes së tij, që monedhat e huaja t’i zëvendësojnë me lira turke, për të forcuar vlerën e valutës kombëtare, njoftoi AP.

Erdogan javën e kaluar u bëri thirrje qytetarëve që kursimet e tyre në valuta të huaja dhe në ar, t’i kthejnë në lira turke, për të rritur vlerën e monedhës kombëtare, vlera e së cilës ka rënë në 3.5 lira me 1 dollar, që është niveli më i ulët në 10 vitet e fundit.

Shtetasit turq ruajnë dollarë, euro, ose paratë i investojnë në ari, në mënyrë që të minimizohen rreziqet në rast të zhvlerësimit të shpejtë të monedhës kombëtare, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version