Duke folur nga Ankaraja, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paralajmëruar për 16 maj, me presidentin amerikan Donald Trump do të bisedojë për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, raporton Anadolu Agency.
“Ka informacione dhe dokumente të tjera që do të dorëzohen në lidhje me këtë. E respektoj vullnetin e Trumpit në lidhje me këtë çështje dhe ne në lidhje me këtë kërkesë do të shkojmë deri në fund. Sipas mendimit tim, SHBA-të nuk duhet të jenë fole dhe inkubator i FETO-s”, ka thënë Erdogan para gazetarëve në Ankara në prag të nisjes për vizitë zyrtare në Kinë.
Turqia kërkon ekstradimin e klerkiut Fetulla Gylen i cili jeton prej disa kohësh në SHBA, pasi e akuzon atë si organizatorin e tentativës për grusht shteti në Turqi vitin e kaluar.