Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me ftesë të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, më 3 maj do ta vizitojë Rusinë.
Në një deklaratë nga Zyra për Komunikim të Presidencës bëhet e ditur se presidenti turk, më 3 maj do të udhëtojë në qytetin Soçi të Rusisë.
Gjatë takimeve të cilat do të zhvillohet në kuadër të kësaj vizite, pritet që të bisedohet lidhur me marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Rusisë si dhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke filluar nga ajo e Sirisë.