Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot zbuloi tabelën e re me emrin e xhamisë Aja Sofia, ikona e Stambollit, e cila nesër do të hapet për faljen e namazit për herë të parë pas 86 vjetësh.
Së bashku me një delegacion zyrtarësh dhe bashkëshorten Emine Erdogan, presidenti turk sot vizitoi xhaminë për herë të dytë para hapjes, ku shpalosi tabelën me emrin “Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi”.
Ndryshe, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi vendimin e vitit 1934 të qeverisë së atëhershme turke për ta kthyer objektin në muze, ndërsa më pas, përmes një vendimi presidencial, ajo i rikthye në xhami dhe administrimi i saj iu dorëzua Kryesisë së Çështjeve Fetare.
Më 10 korrik, presidenti turk nënshkroi një dekret duke e kthyer përsëri në një xhami.
Ndryshe, lutja e parë myslimane është planifikuar për 24 korrik, dhe zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin tha se mozaikët e krishterë në mure do të mbulohen me perde gjatë namazit. /AnadolyAgency/