Telegrafi

Erdogan: Vaksina turke kundër coronavirusit do të quhet Turkovac

Presidenti trurk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se vaksina vendore kundër coronavirusit do të quhet Turkovac.

Programi i zhvillimit të vaksinave, i cili vazhdon me vullnetarët në fazën e tretë të provave klinike, filloi në spitalin e qytetit në Ankara dhe Erdogan mori pjesë përmes një video lidhjeje.

Duke folur në ngjarje, Erdogan tha se Turqia ka rritur përpjekjet për të imunizuar në masë me vaksinat e importuara nga Gjermania dhe Kina, por që vaksinat e brendshme do të ndihmojnë në kontrollin e infeksionit në të ardhmen.

“Turqia do të ulë moshën për marrjen e vaksinës së coronavirusit në 18 në javët e ardhshme”, tha Erdogan.

Ndryshe, Turqia deri më tani ka 5.38 milionë raste me virus gjersa 49236 kanë vdekur. /Telegrafi/