Telegrafi

Erdogan: Ushtrinë do ta pastrojmë, tradhtarët do ta paguajnë shtrenjtë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se ata që tentuan grusht shtetin janë tradhtarë të Turqisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth grushtshtetit në Turqi

“Tradhtarët do të paguajnë shtrenjtë”, ka thënë Erdogan duke shtuar se shteti i tij është duke e mbrojtur vendin nga armiqtë dhe se “Turqia nuk është më ajo e vjetra” dhe se Ushtria do të pastrohet.

Ai e ka quajtur tentimin për grusht shtet sfidë nga Zoti që duhet të merret parasysh nga turqit.

“Të gjithë ata që tentuan të bëjnë grusht shtetin e befasishëm do të marrin përgjigjen e merituar, pavarësisht çfarë institucioni përfaqësojnë. Tradhtarët do të dënohen keq. Me këtë gjest Zoti na ndihmoi të pastrohemi nga tradhtarët”, theksoi kryeministri turk, i cili shtoi se hotelin ku ka qëndruar ai në Marmaris e kanë bombarduar puçistët, si dhe aeroportin, duke menduar se ai ende është atje.