Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan uroi përzemërsisht Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen në postin e Presidentit.
Erdogan në një bisedë telefonike me Ilir Metën e falenderoi për kontributin e dhënë si Kryetar Kuvendi në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Erdogan ftoi Metën për vizitë zyrtare në Turqi.
“Shpreh besimin për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Rajoni përballet me sfida të mëdha stabilteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për tërë rajonin. Të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionale e vellazërore midis 2 vendeve. Forcimi i marrëdhënieve tona do i shërbejë sigurisë rajonale e luftës kundër terrorizmit”, tha Meta gjatë bashkëbisedimit me Erdogan.