Site icon Telegrafi

Erdogan ultimatum Amerikës

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhënë Shteteve të Bashkuara një “ultimatum”, duke kërkuar ekstradimin e klerikut për të cilin ai beson se qëndron prapa grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut.

Siç shkruajnë mediat e huaja duke u thirrur në Agjencinë e Lajmeve “Anadolu”, Erdogan kishte thënë se SHBA-të duhej të zgjedhin në mes marrëdhënieve të tyre me Turqinë ose me Fethullah Gulen, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ofertë e “çmendur” për telefonin e gazetares, me të cilin Erdogan foli mbrëmjen e puçit (Video)

Fethullah Gulen është një ish-aleat i Erdoganit i cili ka qenë në mërgim në Pensilvani për dekada të tëra.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e tij, ndërsa Gulen ka mohuar përfshirjen në grushtit të shtetit.

Lexo po ashtu Gjatë grusht shtetit, Erdogan e kishte “mashtruar” vdekjen dy herë!

Ndërsa lidhjet me Uashingtonin kërcënojnë të ftohen mbi çështjen Gylen, kreu turk këtë javë vizitoi Moskën, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin, në shenjën e parë të afrimit mes dy liderëve që pas rastit kur Turqia kishte qëlluar një avion rus nëntë muaj më parë.

“Herët ose vonë se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë një zgjedhje. Ose Turqinë ose FETO-n”, citohet të ketë thënë Erdogan, duke iu referuar lëvizjes së kryesuar nga Gulen. /Telegrafi/

Exit mobile version