Telegrafi

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye që Turqia të mos i rinovojë lidhjet me Sirinë fqinje.

“Nuk ka asnjë arsye për të mos vendosur (marrëdhënie me Sirinë)”, tha presidenti Erdogan në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas namazit të së premtes në Stamboll.

Erdogan theksoi se Ankaraja nuk ka plane apo synime për të ndërhyrë në punët e brendshme të Sirisë.

“Ashtu siç i kemi zhvilluar dikur marrëdhëniet midis Turqisë Sirisë, ne do të veprojmë përsëri së bashku në të njëjtën mënyrë”, theksoi presidenti turk.

Marrëdhëniet turko-siriane panë një keqësim në vitin 1998, kur Turqisë akuzoi Sirinë për mbështetjen e PKK-së, të cilin Turqia e vlerëson si një grup terrorist dhe thotë se është përgjegjës për dhjetëra mijëra vdekje në fushatën e saj terroriste kundër Turqisë.

Tensionet u përshkallëzuan më tej në vitin 2011 pas fillimit të Luftës Civile Siriane dhe një fluksi pasues prej rreth 4 milionë emigrantëve. /AA/