Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij do të mbrojë interesat kombëtare me çdo kusht përmes dialogut dhe diplomacisë, por nëse është e nevojshme edhe përmes përdorimit të forcës.
Erdogan tha në një takim në Ankara me ambasadorët turq se ai pret që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin hapa konkretë, qoftë për ekstradimin e Fetullah Gulen, i cili akuzohet për organizimin e grusht-shtetit të dështuar ushtarak, ose ndalimin e furnizimit me armë për kurdët.
Sa i përket blerjes së sistemit të raketave S-400 nga Rusia, Erdogan tha se nuk kishte prova konkrete që sistemi po dëmtonte NATO-n ose programin F-35.
Duke iu referuar marrëdhënieve të Turqisë me BE-në, ai tha se “nëse BE dëshiron të bëhet një lojtar global, së pari duhet të marrë Turqinë”.
“Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk duhet të jetë viktimë e vullnetit të disa vendeve,” tha presidenti Erdogan. /kp/Telegrafi/