Site icon Telegrafi

Erdogan: Turqia do të blejë sisteme të mbrojtjes nga Rusia

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se vendi i tij do të vazhdojë me planet për të blerë nga Rusia sistemet e mbrojtjes ajrore S-400, pavarësisht presioneve nga Shtetet e Bashkuara, për të anuluar një marrëveshje të tillë.

“Ne kemi arritur në marrëveshje me Rusinë për sistemin S-400 dhe ne nuk do të tërhiqemi (nga marrëveshja)”, u tha gazetarëve sot presidenti Erdogan.

Zyrtarët e SHBA-së i kishin dhënë afat Turqisë deri më 15 shkurt, që të përgjigjej ndaj një oferte të SHBA-së për të blerës sistemin e mbrojtjes raketore Patriot për 3,5 miliardë dollarë.

Erdogan tha se Turqia është e hapur për të blerë sistemet Patriot, por Uashingtoni duhet të tërheqë ofertën, nëse Turqia vendos të blejë sistemet raketore nga Moska.

Uashigtoni ka thënë se sistemet ruse S-400, nuk mund të integrohen në mbrojtjen ajrore të NATO-s.

“Ne nuk mund të punojmë bazuar në premtimet se sistemet S-400 do të arrijnë në qershor”, tha Erdogan.

Më 6 shkurt, Dmitry Shugayev, shef i Shërbimit Federal për Bashkëpunim ushtarak të Rusisë, tha se Rusia pritet të përfundojë marrëveshjen me Turqinë “në vjeshtën e vitit 2019”.

Më herët, mediat kanë raportuar se Turqia do të blejë katër batalione të S-400 në blerë prej 2,5 miliardë dollarësh.

Exit mobile version