Turqia nuk mund të përmbushë “kërkesat e paligjshme” të SHBA-së lidhur me rastin aktual të klerikut të arrestuar, Endrus Branson, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Sipas të përditshmes turke Hurriyet, Erdogan tha se Turqia do të respektojë sundimin e ligjit dhe SHBA nuk do të arrijnë asgjë përmes kërcënimeve.
Branson është arrestuar në Turqi nën dyshime për veprimtari të paligjshme kundër shtetit turk.
SHBA disa herë ka kërkuar lirimin e tij, por Ankaraja zyrtare ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë.