Site icon Telegrafi

Erdogan tregon letrën e kërkim faljes ndaj Rusisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka folur rreth kërkim faljes drejtuar presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me rrëzimin e avionit rus.

Erdogan ka thënë se është ai i cili është tërhequr nga ky sherr, duke shtuar se pret që Ankaraja shumë shpejt ti normalizojë marrëdhëniet me Moskën, transmeton KosovaPress.

“Pas letrës që i dërgova Rusisë për t’i dhënë një tjetër dimension marrëdhënieve tona, besoj se gjërat do të ecin në drejtimin e duhur. Në letër, shpreha keqardhje për incidentin e njëkohësisht risolla në vëmendje mundësitë e mëdha të bashkëpunimit që mund të kemi ne rajonin e Lindjes së Mesme. Besoj se marrëdhëniet dypalëshe do t’i rikthejmë me shpejtësi duke i dhënë fund kështu një situate ekzistuese, që nuk është në interesin e asnjërës palë”, u shpreh Erdogan.

Exit mobile version