Turqia do të zhvillojë dhe prodhojë lokalisht Favipiravir, një ilaç i përdorur në trajtimin COVID-19, tha të martën presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Sipas DailySabah, përcjell Telegrafi, shkencëtarët turq ishin në gjendje të sintetizonin përbërësin e ilaçit dhe ai do të jetë në dispozicion për trajtimin e coronavirusit, pasi të përfundojë procesi i regjistrimit, tha Erdogan pas takimit të parë të kabinetit ballë për ballë në tre muaj.
Ndërsa sipas Anadoly Agency, presidenti turk ka deklaruar se shkencëtarët turq me sukses po prodhojnë ilaçin Favipiravir që përdoret për trajtimin e coronavirusit të ri (COVID-19).
Po sipas Daily Sabah, Bazuar në rezultatet e provave të hershme, ilaçi i gripit i zhvilluar nga Japonia, Favipiravir, (i njohur edhe si Avigan) është treguar të jetë efektiv në uljen e kohëzgjatjes së coronavirusit të ri tek pacientët dhe përmirësimin e gjendjes së mushkërive të tyre.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Favipiravir i sjellë nga Kina po përdoret nën një protokoll unik në Turqi.
Për dallim nga mjekët kinezë, mjekët turq kanë zbuluar se intubacioni i hershëm zgjat gjatësinë e sëmundjes ndërsa dhënia e oksigjenit me rrjedhë të lartë çon në trajtim më të suksesshëm dhe më të shpejtë.
Erdogan njoftoi gjithashtu një lehtësim të mëtejshëm të disa kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Sallat e regjistrimit të martesave do të rihapen më 15 qershor, pasuar nga sallat e dasmave më 1 korrik. Ndërkohë, biznese të tilla si kinema, teatro dhe qendra ekspozite do të lejohen të rihapen nga 1 korriku, nën rregullat e përcaktuara nga qeveria.
Qytetarët mbi moshën 65 vjeç do të lejohen jashtë ndërmjet orës 10 pas mëngjesit dhe 8 pasdite. çdo ditë, ndërsa ata nën 18 vjeç do të jenë në gjendje të dalin në çdo kohë me prindërit e tyre.
Njerëzit mbi 65 vjeç dhe të mitur më parë ishin ndaluar të linin shtëpitë e tyre, përveç ditëve të caktuara të javës.
Turqia filloi procesin e saj të normalizimit në fillim të këtij muaji, duke hequr gradualisht një numër kufizimesh sociale.
Ndërkohë, vendi regjistroi 993 raste të reja të vdekjeve të COVID-19 dhe 18 në 24 orët e kaluara, tha të martën Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Me këtë azhurnim të fundit, numri i të vdekurve në Turqi nga coronavirusi u rrit në 4,729, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të COVID-19 arriti në 172,114. /Telegrafi/