Site icon Telegrafi

Erdogan thotë se është i gatshëm të mbështesë rikthimin e dënimit me vdekje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se do të miratonte rikthimin e dënimit me vdekje nëse parlamenti do t’i dërgonte atij një projekt-ligj për këtë çështje.

Ministri i drejtësisë i Erdogan, Bekir Bozdag tha në fundjavë se Turqia do të konsideronte rikthimin e ligjit që ishte shfuqizuar në vitin 2004, pasi presidenti e ngriti më parë çështjen në lidhje me shkakun e zjarreve.

Aleati i tij nacionalist, Devlet Bahçeli e ka mbështetur idenë dhe tha se dënimi duhet të shtrihet në terrorizëm, përdhunim dhe vrasje të grave, raporton reuters.

Lexo po ashtu Erdogan kërkon dënim me vdekje për personat që po shkaktojnë zjarre të qëllimshme në Turqi

“Nëse është e nevojshme, kjo duhet të kthehet në axhendë dhe të kthehet në një debat. Ne duhet të shohim se çfarë do të vijë nga ky debat”, citohet të ketë thënë Erdogan për NTV.

“E thashë edhe më parë, nëse parlamenti merr një vendim të tillë si rezultat i punës së ministrisë sonë të drejtësisë, unë do ta miratoj këtë vendim”, shtoi ai.

Ndryshe, Turqia po përballet së fundi me shumë zjarre, të cilat raportohet se janë të qëllimshme. /Telegrafi/

Exit mobile version