Site icon Telegrafi

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Thaçin dhe Vuçiqin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Kosova dhe Serbia, njoftoi sot Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency.

Erdogan diskutoi zhvillimet rajonale dhe hapat për të forcuar marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi; dhe Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksohet në kumtesë.

Nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë gjithashtu bëjnë të ditur se tre liderët u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe konsultimin mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Javën e kaluar, presidentët e Kosovës dhe Serbisë u takuan në një dialog dy-ditor të ndërmjetësuar nga SHBA në Uashington ku ranë dakord për të normalizuar lidhjet ekonomike.

Beogradi dhe Prishtina nënshkruan marrëveshje ndaras me SHBA-në në të cilat Serbia ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në Kuds. Kosova dhe Izraeli ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin lidhje diplomatike.

Exit mobile version