Presidenti turk RecepTayyip Erdogan, ka deklaruar sot se nëse nuk marrin ndihmë nga tjerët, Turqia do të reagojë vet për të parandaluar sulmet e Shtetit Islamik në qytetin Kilis në afërsi të kufirit me Sirinë.
“Do të mundim Shtetin Islamik. Këtë çështje do ta zgjedhim vetëm atëherë kur nuk do të ndihmohemi, sepse nuk duam të bombardohemi në Kilis”, ka shtuar Erdogan, transmeton Telegrafi.
Siç është raportuar nga Reuters, kjo gjë flet për rritjen e nervozizmit të autoriteteve turke, për shkak të sulmeve me raketa të cilat po lansohen nga territori i kontrolluar nga Shteti Islamik.
“Kemi trokitur në çdo derë duke kërkuar krijimin e zonës së sigurisë në kufirin tonë jugor, por askush nuk dëshironte të ndërmerrte një hap të tillë. Nëse nuk dakordohemi për veprimet vendimtare kundër kësaj organizate terroriste, bota nuk do të jetë më një vend i sigurt”, ka thënë ndër të tjera presidenti turk. /Telegrafi/