Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pranuar se ka pasur disa probleme në reagimin në ditën e parë të tërmeteve, por i ka kërkuar popullit turk të jetë i durueshëm dhe i bashkuar.
Ai tha se kishte pasur probleme me rrugët dhe aeroportet, por se çdo gjë do të përmirësohej nga dita në ditë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Erdogan theksoi gjithashtu se qytetarët duhet t’i kushtojnë vëmendje komunikimit nga autoritetet dhe të injorojnë “provokatorët”, pasi mijëra njerëz ankohen për mungesën e burimeve dhe reagimin e ngadaltë nga zyrtarët.
Do të ndërtohen shtëpi të reja, tha ai, duke premtuar se askush nuk do të mbetet në rrugë.
Cumhurbaşkanı @RTErdogan, AFAD tarafından Onikişubat Stadyumu'nda kurulan çadır kentte incelemelerde bulundu, vatandaşlarla görüştü. Birlik Zamanı https://t.co/R0i2lb8wU8
— Cemkaya (@Cemkaya09968529) February 8, 2023
“Kjo është koha që ne të jemi të bashkuar”, shtoi Erdogan.
Ai gjithashtu konfirmoi se familjet e prekura do të marrin një total prej në vlerë prej 500 eurove për të ndihmuar me pasojat e tragjedisë.
Cumhurbaşkanı @RTErdogan, AFAD tarafından Onikişubat Stadyumu'nda kurulan çadır kentte vatandaşlarla görüştü… Birlik Zamanı https://t.co/dVlEKKf8g4
— Cemkaya (@Cemkaya09968529) February 8, 2023
Ndërkohë janë shfaqur fotografi të presidentit Erdogan duke u takuar me qytetarët në qytetin Kahramanmaras, i cili u shkatërrua nga tërmeti.
Ndryshe, më shumë se 11,700 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur në Turqi dhe Siri pas një serie tërmetesh të fuqishme.
Përditësimi vjen pasi presidenti Erdogan tha se numri në vendin e tij ky numër ka shkuar në 9,057.
E ministri i Shëndetësisë i Sirisë i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Sana se 1,262 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të vendit.
Helmetat e Bardha, një grup që orkestron operacionet vullnetare të kërkimit dhe shpëtimit në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, kanë regjistruar 1,400 vdekje. /Telegrafi/