Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takon sot në Uashington presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Erdogan tha se vizita e tij në SHBA mund të shënojë një “fillim të ri” në marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s, të cilat janë lëkundur me vendimin e SHBA-së për të armatosur forcat kurde në Siri.
Ankaraja konsideron se kurdët në Siri kanë lidhje më Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, grup i shpallur terrorist, i cili ka luftuar forcat turke me dekada.
Erdogan, i cili ka pasur marrëdhënie të tensionuara me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, tha se takimi me Trumpin mund të jetë vendimtar.
“Këtë vizitë në SHBA e shoh si fillim të ri në marrëdhëniet tona”, tha Erdogan, raporton Rel.