Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bisedoi me presidentin amerikan, Donald Trump, në darkën e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për krerët e shteteve, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare së bashku me bashkëshortet e tyre, raporton Anadolu Agency.
Presidenti Erdoğan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, pasi kaluan në muzeun Orsay kanë marrë pjesë në pritjen për ekspozitën “Picasso Bleu et Rose”, gjithashtu edhe në darkën e organizuar nga presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare.
Po ashtu Erdogan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, kanë biseduar edhe me presidentin e Moldavisë, Igor Dodon dhe bashkëshorten e tij Galina Dodon.
Ndërkohë në darkën e dhënë nga Macron, presidentët Erdogan dhe Trump janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe kanë biseduar për disa momente.
Erdogan ndodhet në Paris, me ftesë të presidentit francez, për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.