Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një takim me homologun e tij amerikan, Joe Biden, në Indonezi, për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale.
Biden në takimin dypalësh në Samitin e G20, presidentit Erdogan i shprehu ngushëllimet për viktimat e sulmit terrorist në Stamboll.
Sipas AA, Biden falënderoi presidentin Erdogan për përpjekjet e tij për zgjidhjen e problemit në korridorin e drithit mes Rusisë dhe Ukrainës që siguroi rifillimin e dërgesave.
Gjithashtu, Biden në takimin me presidentin Erdogan tha se Turqia është një aktore e rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.
Takimi zhvillohet në margjinat e Samitit të Liderëve të G20 që po mbahet në ishullin indonezian Bali.