Presidenti i Turqisë ka sulmuar lëvizjen LGBT-i midis një vale protestash studentore.
Recep Tayyip Erdogan vlerësoi krahun e të rinjve të partisë së tij, AKP për bartjen e “historisë së lavdishme të këtij kombi” dhe jo “të rinjtë e komunitetit LGBT”.
Të shtunën katër studentë u arrestuan në Stamboll për një pjesë të veprës artistike që thuhet se kombinonte simbolet LGBT me një imazh të një ueb-faqeje islamike, raporton bbc.
Kishte më shumë protesta në Universitetin Bogazici pas fjalimit të Erdoganit. Një total prej 159 personash u arrestuan – edhe pse më vonë u lanë të lirë.
Homoseksualiteti është i ligjshëm në Turqi, por kundërshtimi zyrtar ndaj komunitetit LGBT është rritur në vitet e fundit. “Marshimi i Krenarisë” së Stambollit u ndalua për pesë vjet me radhë deri në vitin 2019. /Telegrafi/