Telegrafi

Erdogan: Sistem presidencial, për të ardhmen e Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në qytetin Manisa, është shprehur se “sistemin qeverisës presidencial, e dëshirojmë për të ardhmen e vendit dhe për popullit tonë”.

“Dikush shprehet se ‘përse ndryshoni sistemin qeverisës teksa Turqia ka kaq probleme dhe nuk përpiqeni të zgjidhni këto?‘ Pikërisht për këtë arsye dëshirojmë ndryshimin. Kërkojmë ndryshimin e sistemit qeverisës që zgjidhjet e problemeve të Turqisë të mos mbesin në iniciativat e individëve. Dëshirojmë ndryshimin e Kushtetutës që garancia e stabilitetit dhe besimit të mos jetë individi, por të jetë vetë sistemi”, ka thënë ai.

Sipas tij, sistemi aktual nuk përmbush as nevojat e djeshme të Turqisë, ndaj për të “vazhdimi me këtë sistem do të thotë të braktisësh vendin nën kthetrat e krizave dhe grindjeve”. /AA/Telegrafi/