Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se NATO-ja nuk është duke zbarkuar mjaftueshëm forca në Detin e Zi.
Për ta bërë edhe më të fortë Aleancën, Erdogan ka thënë se Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia duhet t’i bashkohen sa më shpejt NATO-s.
Sipas Erdoganit, për këtë arsye, NATO-ja nuk mund ta kundërshtojë prezencën ruse në këtë hapësirë.
Ai ka paralajmëruar se do ta adresojë këtë çështje në samitin e ardhshëm të Aleancës në Varshavë, transmeton KosovaPress.
“Deti i Zi është bërë pothuajse liqe i Rusisë. Nëse nuk ndërmarrim masa, historia nuk do të na falë”, ka thënë presidenti turk.