Site icon Telegrafi

Erdogan shpjegon përjetimet gjatë puçit të 28 shkurtit të vitit 1997

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në dokumentarin “Zogjtë migrues” ka shpjeguar përjetimet gjatë periudhës së grusht shtetit postmodern të 28 shkurtit të vitit 1997, ndërsa tema e filmit shtjellon “njerëzit që pësuan padrejtësi dhe të cilët për arsye të ndryshme u detyruan që të jetonin një jetë migruese”.

Sipas një deklarate nga transmetuesi publik turk TRT, mbrëmë në rezidencën presidenciale është zhvilluar mbrëmja gala e dokumentarit “Zogjtë migrues”, tema e të cilit shtjellon përfshihet procesi i grushtit të 28 shkurtit.

Në dokumentarin “Zogjtë migrues” trajtohen përjetimet gjatë grushtit postmodern të 28 shkurtit dhe njerëzit që u përballën me diskriminim për shkak të ideve dhe besimeve të tyre, veçanërisht shamisë.

Dokumentari është i pari në fushën e tij për sa u përket pjesëmarrësve dhe temës, ndërkohë që presidenti Erdogan, duke shpjeguar praktikat anti-demokratike të periudhës së 28 shkurtit, dha shembuj nga familja e tij për dëmet e përjetuara.

Të pranishme ishin edhe shpjegimet e dëshmitarëve dhe viktimat e kësaj periudhe, kryesisht edhe të presidentit Erdogan.

“Këtë periudhë, ashtu si unë dhe bashkëshortja ime, e kanë përjetuar edhe shumë familje të tjera. Ata që i dërguan fëmijët e tyre në shkolla pritën kthimin e tyre, ndërsa ata që nuk i dërguan mbetën gjithmonë të shqetësuar për arsyen se fëmijët e tyre nuk kishin mundësinë të arsimoheshin në universitete dhe për këtë kaluan një jetë gjithmonë në pikëllim. Por përfundimi i këtyre padrejtësive ka siguruar që edhe populli ynë të gjejë qetësinë”, tha Erdogan.

Ndër të tjera Erdogan ka theksuar se për shkak të mbulesës, shumë vajza u privuan nga e drejta për tu arsimuar.

“I kujtoj shumë mirë ditët kur ato qëlloheshin me shkopinj gome nga policia dhe ditët kur atyre u lejohej të hynin në shkollë duke u hequr shamia nga koka. Presidentët dhe krerët e qeverive më pyesnin mua se ‘përse vajzat, djali juaj studiojnë në Amerikë?’. Përgjigja ime ka qenë se vajzat tona fatkeqësisht nuk kanë të drejtën e arsimimit sipas besimit të tyre”, tha presidenti turk.

Filmi dokumentari “Zogjtë migrues” prej 80 minutash i përgatitur me një punë prej rreth një vit e gjysmë është plotësuar me intervista prej 22 orësh me 20 emra simbolikë të asaj periudhe, duke përfshirë edhe presidentin Erdogan.

Së shpejti dokumentari i përgatitur nga shkrimtari dhe skenaristi Servet Aydemir do të transmetohet në ekranet e TRT-së dhe është planifikuar që të ndiqet me festivale dhe në shumë mënyra brenda dhe jashtë vendit.

Ndryshe, në shkurt të vitit 1997, ushtria u përfshi në rrëzimin e qeverisë së ish-kryeministrit të ndjerë, Necmettin Erbakan, për shkak të shqetësimeve të shprehura nga gjeneralët lidhur me programin e pretenduar islamik të qeverisë.

Qeveria e Erbakanit u detyrua të largohej pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Partia e tij Mirëqenia (Refah) më vonë ishte shpallur e jashtëligjshme.

Një qeveri e re civile më pas mori përsipër pushtetin nga Erbakani në atë që u bë e njohur si grushti “postmodern” i Turqisë.

Shumë shkolla private dhe fondacione u mbyllën me dyshimin për lidhje me grupe fetare, ndërsa u ndalua roli i personave publikë fetarë në institucionet publike.

Ndalimi i shamisë ishte një nga masat më të spikatura pas grushtit postmodern të shkurtit, ndërkohë që shumë persona u përballën me dënime me burg. /AA/

Exit mobile version