Telegrafi

Erdogan shpall tre muaj gjendje të jashtëzakonshme në Turqi

Presidenti i Turqisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muajt në vijim pas grushtit të shtetit të dështuar natën e së premtes, shkruan BBC.

Recep Tayyip Erdogan ishte duke folur pas një takimi të kabinetit në Ankara.

Lexo po ashtu Ndihmësi kryesor ushtarak i Erdoganit i dyshuar si pjesë e grusht shtetit

“Gjendja e jashtëzakonshme është e nevojshme, në mënyrë për të hequr këtë kërcënimin sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Erdogan, duke shtuar se do të forcojë vlerat e demokracisë, sundimin e ligjit dhe lirisë, transmeton Klan Kosova.

Presidenti vlerësoi ata që u vranë duke luftuar kundër grushtit të shtetit si “dëshmorë”.