Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili doli të shtunën pozitiv për COVID-19, është shëruar dhe ka rezultuar negativ për virusin.
I pari i shtetit turk nuk ka më simptoma dhe në dy ditët e fundit testi PCR i ka rezultuar negativ.
“Falë Zotit, testet që kemi bërë këto dy ditët e fundit kanë rezultuar negative. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për vëllezërit dhe motrat e mia që na mbështetën me lutjet dhe mesazhet e tyre të bukura nga i gjithë vendi dhe bota gjatë këtij procesi”, shkroi Erdogan në Twitter
Zonja e Parë e Turqisë, Emina Erdogan, e cila gjithashtu rezultoi pozitive, ka ende simptoma të lehta.
Erdogan, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 68-të në fund të muajit, mori dozën e tretë të vaksinës antivirale në qershor.
Turqia me një popullsi prej rreth 85 milionë banorësh, ka regjistruar rreth 12 milionë raste të coronavirusit dhe afro 90 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/
Allah’a hamdolsun, son iki gündür yaptırdığımız testler negatif çıktı.
Bu süreçte ülkemizin ve dünyanın dört bir yanından dualarıyla, güzel mesajlarıyla bize destek olan kardeşlerime şükranlarımı sunuyorum. Allah birliğimizi, beraberliğimizi, kardeşliğimizi daim kılsın…
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 10, 2022
Eşim Emine Erdoğan Hanımefendi de hamdolsun hastalığı çok hafif belirtilerle geçiriyor. İnşallah kendisinin de testlerinin kısa süre içinde negatif çıkmasını temenni ediyorum.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 10, 2022