Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje të mërkurën SHBA-ve që urgjentisht të tërheqin vendimin për armatosjen e luftëtarëve kurdë në Siri.
“Shpresoj shumë se ky gabim do të anulohet urgjentisht”, tha Erdogan.
Deklarata e tij vjen pasi që Uashingtoni publikoi planet për armatosjen e pjesëtarëve kurdë të Njësive popullore të mbrojtjes (YPG) në luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islam në Siri.