Site icon Telegrafi

Erdogan sfidon SHBA-të: Nuk i marr leje askujt për të blerë raketa ruse!

Ankaraja nuk ka nevojë për leje nga askush për të blerë sistemet raketore të Rusisë S-400, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, disa ditë pasi SHBA paralajmëruan vendin kundër blerjes së sistemit të mbrojtjes ajrore.

Ndërsa Turqia është anëtare e NATO-s, ajo ka shkelur detyrimet e saj kundrejt Aleancës duke nënshkruar marrëveshje ushtarake me Moskën.

“Ne kemi bërë marrëveshje S-400 me Rusinë. Dikush është i ofenduar nga kjo. Ne nuk kemi nevojë për leje nga askush”, tha kreu turk në Forumin e Biznesit Turqi-Kirgistan në kryeqytetin Bishkek të shtunën.

Të martën, sekretari i mbrojtjes i SHBA, James Mattis, paralajmëroi Turqinë kundër blerjes së sistemeve të tilla.

“Turqia kishte një zgjedhje për të bërë. Por në mënyrë të qartë Turqia duke sjellë një sistem anti-avion dhe anti-raketë rus, ne nuk mund ta integrojmë atë në NATO”, tha Mattis. “Po, kjo na shqetëson dhe ne nuk e rekomandojmë këtë.”

Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit janë përkeqësuar më tej, pasi vendimit të Turqisë për të mos liruar një pastor amerikan i arrestuar në Izmir për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit.

SHBA-ve ka vendosur sanksione ndaj ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë në Turqi, duke sjellë kjo zhvleftësim të gjerë të monedhës turke.

Gjithashtu, SHBA vendosi rritjen me 50 të tarifave të çelikut për Turqinë dhe rreth 20 për qind për aluminin. /oranews.tv/

Exit mobile version