Rreth 900 kilometra katrorë të territorit në veri të Sirisë janë të spastruara nga xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS), një shifër që pritet të arrijë deri në 5 mijë, bëri sot të ditur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Operacioni ushtarak i lansuar nga Turqia mundësoi “spastrimin deri më tani të rreth 900 kilometrave katrorë të territorit sirian nga prezenca e elementëve terroristë”, vlerësoi presidenti turk, gjatë një konference shtypi në Stamboll.
“Ne po avancojmë drejt jugut”, shtoi ai, duke konfirmuar se kjo zonë e sigurisë mund të arrijë deri në 5 mijë kilometra katrorë.