Site icon Telegrafi

Erdogan i rezervon postin e kryeministrit dhëndrit të vet?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mund ta emëroj në postin e kryeministrit të ri dhëndrin e tij, raportojnë mediat turke.

Për këtë post në garë janë ministri i transportit Binali Jildrim si dhe ministri i energjetikës Berat Albayarak, por sipas gjitha gjasave këtë pozitë do ta zë Albayarak, dhëndri i Erdoganit, transmeton Telegrafi.

Sipas medieve gjermane, arsyeja e dorëheqjes së Ahmet Davutoglu, besohet të jetë konflikti mes tij dhe Erdoganit.

Angazhimi i Albayrak, do të thoshte se Erdogan do të ketë një grup të besueshëm në krye të qeverisë që nuk do të kritikonte veprimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version