Telegrafi

Erdogan refuzon të fotografohet me gazetarët e Bosnjës, shkak cigarja! (Video)

Një delegacion i gazetarëve nga Bosnjë dhe Hercegovina kishin bërë javën e kaluar një vizitë në Turqi.

Me këtë rast, siç shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi, ishte organizuar një vizitë me rastin e 102 vjetorit të Betejës së Gallipolit e cila u ndoq edhe nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Dhe po sipas medieve boshnjake, në një moment, gazetarët nga Bosnja dhe Hercegovina kanë kërkuar një foto me presidentin Erdogan.

Megjithatë, thuhet më tej, ai hoqi dorë, sepse një nga kameramanët në gojë kishte një cigare.

“Me një cigare në gojë?”, tha Erdogan, qeshi dhe u largua nga bërja e fotografisë. /Telegrafi/