Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shprehu të premten dëshirën për të shkruar me homologun amerikan, Donald Trump një “faqe të re” në marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, ku pritet të kryejë një vizitë zyrtare në mesin e muajit maj.
“Jam i bindur se do të shkruajmë me Trump një kapitull të ri në marrëdhëniet turko-amerikane”, deklaroi Erdogan gjatë një diskutimi organizuar nga qendra e hulumtimeve “Atlantic Council” në Stamboll.
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, dy anëtarë të NATO-s kanë pasur muajt e fundit qëndrime të kundërta për çështjen siriane, kryesisht për mbështetjen e ofruar nga Uashingtoni ndaj milicëve kurdë YPG që luftojnë xhihadistët, ndërsa Ankaraja i konsideron si “terroristë”.
“Mbështetja, ndihma konkrete që SHBA po i jep YPG-së po dëmton frymën e aleancës mes dy vendeve”, deklaroi Erdogan.
Kreu i shtetit turk vuri theksin gjithashtu se pret nga SHBA që të arrestojë apo dërgojë drejt Turqisë predikuesin Fethullah Gulen, i cilësuar nga Ankaraja si orkestruesi i puçit të dështuar në muajin korrik.