Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me të ashtuquajturin plani i paqes të prezantuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për Lindjen e Mesme tha se “plani Trumpit, është legjitimim i pushtimit Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Kudsi është vendi i shenjtë i myslimanëve. Plani i cili ia jep Kudsin Izraelit nuk është i pranueshëm asnjëherë. Plani i prezantuar nuk do t’i shërbejë paqes dhe zgjidhjes. Kjo është një përpjekje për të formuar u tha u bë lidhur me Palestinën dhe Kudsin. Ky është një plan për të injoruar të drejtat e palestinezëve dhe legjitimimin e pushtimit Izraelit”, tha Erdogan për gazetarët në avion gjatë kthimit të tij nga vizita në Senegal.
Ndërsa për pyetjen lidhur me përjetimet në Siri për vazhdimin e presioneve kundër Iranit përveç qëndrimit të Rusisë dhe nëse ndikon kjo situatë procesin Asatana, presidenti Erdogan u përgjigj se “Aktualisht nuk ka mbetur asgjë e tillë si procesi Astana. Për momentin procesi Astana është në heshtje. Duhet të shikohet se çfarë mund të bëhet për rimëkëmbjen e procesit Astana dhe se çfarë mund të bëjnë së bashku Turqia, Rusia dhe Iranit me rimëkëmbjen e saj”.
Erdogan vuri në dukje se Amerika në këtë proces nuk ka marrë pjesë në nivel të lartë, por në nivel të ulët, në nivel ambasadori ose përfaqësuesi special.